Sipas “Politico”, zyrtarët amerikanë në Kabul i dhanë talebanëve një listë me emrat e qytetarëve amerikanë, mbajtësve të kartave jeshile si edhe aleatëve afganë gjatë viteve që qendruan atje për të lejuar hyrjen në perimetrin e jashtëm të aeroportit të kontrolluar nga militantët.
Ky vendim ka shkaktuar mjaft reagime në stafin ushtarak, por edhe tek ligjvënësit amerikanë, pasi kështu janë vënë në rrezik jetët e bashkëpunëtorëve të tyre në Afganistan.
Gjithçka ishte bërë për të lehtësuar futjen e tyre në perimetrin e aeroportit shpjeguan disa zyrtarë amerikanë për “Politico”, por kaosi i ditës së sotme duket se i ka përkeqësuar shumë gjërat dhe është rritur rreziku që këta njerëz të mos mund të dalin dot më nga Afganistani.
Talebanët morën kontrollin e perimetrit të jashtëm të aeroportit të Kabulit fill pas futjes në Kabul, ndërsa qytetarët mësynë për t’u larguar nga vendi.
Gjatë ditës së sotem ndodhën disa sulme terroriste duke vrarë të paktën 72 persona, ku një pjesë ishin ushtarë amerikanë. /abcnews.al