Ndërsa ende nuk janë numëruar tërësisht viktimat e të plagosurit nga dy sulmet e para kamikaze, në Kabul raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i tretë. Nuk dihet ende vendi i saktë se ku ka ndodhur shpërthimi në kryeqytetin afgan apo nëse ka lidhje me dy të parët.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, zyrtarët e Pentagonit në SHBA u shprehën se presin që grupi militant ISIS të kryejë sulme të tjera terroriste.
Women and children running for their life after #Kabul airport explosion in #Afghanistan. pic.twitter.com/a1kXrETAx9
— The Daily Canada (@thedailycanada) August 26, 2021
Gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA, tha se ndërsa vazhdojnë të hetojnë autorët e sulmit të sotëm, janë të fokusuar edhe në “rrjedhat e tjera të kërcënimeve jashtëzakonisht aktive” në aeroport.
“Por tani për tani fokusi ynë është tek rrjedhat e tjera aktive të kërcënimeve. Rrjedha kërcënimesh jashtëzakonisht aktive kundër aeroportit, ne duam të sigurohemi që po ndërmarrim hapat për të mbrojtur veten. Ne po fokusohemi në këtë çështje.
#Kabul – This is exactly where the bombing happened earlier. Imagine how devastating was the blast and how many casualties‼️ pic.twitter.com/gniVLgmYp2
— AJ News Club (@ajnewsclub) August 26, 2021
Gjenerali shpjegoi sulmet e mëtejshme mund të jenë të pashmangshme dhe se mund të ndodhin në çdo moment.
Sipas tij, sulmet e radhës mund të jenë me raketa, automjete apo edhe kamikaze.
#BREAKING: Reports of a third explosion in Kabul.#Afghanistan #Kabul pic.twitter.com/7fIHYPFVyf
— Republic Hindi News (@R_hindinews) August 26, 2021