Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarm në Kabul, zbrazet mitralozi në aeroport, mbi 100 mijë të evakuuar

schedule15:14 - 26 Gusht, 2021

schedule 15:14 - 26 Gusht, 2021

SHBA dhe Britania e Madhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të rrezikut të sulmeve. “Ne kërkojmë që të shmangni portat e hyrjes nëse udhëzimet nuk janë marrë nga përfaqësuesit e qeverisë” tha ambasada amerikane.

Disa orë pas alarmit për sulm, një afgan qëlloi në ajër me mitraloz për të shpërndarë turmën që derdhej në portën e aeroportit duke shkaktuar kaos. Në fillim raportimet e para ishin se u qëllua drejt një avioni italian, por më pas u saktësua se të shtënat ishin në ajër.

Me fluturimet e fundit, numri prej 100,000 njerëzve të evakuuar nga Kabuli është kapërcyer. Në 24 orët e fundit, në fakt, janë evakuuar rreth 13,400 persona, nga të cilët 5,100 në 17 fluturime ushtarake amerikane dhe 8,300 në 74 fluturime të aleancës.

Që nga fundi i korrikut, thekson Shtëpia e Bardhë, 101,300 njerëz janë larguar nga vendi, nga të cilët 95,700 që nga 15 gushti, dita e hyrjes së talebanëve në kryeqytetin afgan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!