Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Talebanët marrin me shuplaka gazetarin dhe kameramanin afgan

schedule13:47 - 26 Gusht, 2021

schedule 13:47 - 26 Gusht, 2021

Kanali i lajmeve afgane “Tolo News” denoncon se gazetari dhe kameramani i tyre u rrahën nga talebanët ndërsa mbulonin një histori për rritjen e njerëzve të papunë në Kabul.

Ziar Yaad dhe Baes Majidi po filmonin njerëz të papunë në zonën Shahr-e-New të kryeqytetit kur talebanët i rrahën ata “për arsye të paqarta” tha Tolo.

 

Ne i treguam simbolet tona të reporterëve, por ata erdhën dhe na goditën me shuplaka dhe me armët e tyre” tha Ziar Yaad. “Ata morën celularin tim dhe pajisjet tona të punës me vete“.

Disa gazetarë janë rrahur që kur talebanët morën kontrollin e vendit në fillim të këtij muaji, raporton “Tolo News”.

Kanali citon Ahmadullah Wasiq, nënkryetar i komisionit kulturor të talebanëve, të ketë thënë se ata e morën seriozisht incidentin me Yaad dhe Majidi dhe do të hetonin.

Jo vetëm kjo, por ne gjithashtu do të hetojmë dhe zgjidhim çdo çështje” citohet të ketë thënë ai, shkruan “BBC”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!