Skënderbeu dhe Dinamo kanë zhvilluar një tjetër miqësore mes tyre në Korçë. Ky duel ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, me penallti. Meksi kaloi i pari korçarët në avantazh, në minutën e 12-të.
Pesë minuta më pas Dinamo fitoi një penallti që e ktheu në gol kapiteni Agim Ibraimi. Më pas nuk pari më gola të tjera dhe dy ekipet e Superiores u ndanë në barazim.
Pasditën e sotme është zhvilluar një miqësore mes dy ekipeve të Kategorisë së Parë, Erzeni e Maliqi. Shijakasit e drejtuar nga Nevil Dede kanë fituar me rezultatin 5-1. /abcnews.al