Lazio ka zyrtarizuar një lëvizje në hyrje, pas largimit tëe sulmuesit Joaquin Correa drejt kampionëve të Serie A, Inter.
Bëhet fjalë për një mesfushor kroat, që kalon nga Bordeaux te skuadra kryeqytetase në Itali. Toma Basic, 24 vjeç, do të jetë nën urdhrat e trajneri Sarri nga tani.
Basic ka nënshkruar për 4 sezone me Lazion, që ka paguar te francezët shumën e 7 milion eurove për mesfushorin qendror.
Në të shkuarën emri i Basic ishte lakuar si objektiv i Milanit. Mesfushori ka spikatur për tre sezone në Ligue 1, ndërsa në vendlindje ka luajtur për Rudes dhe Hajduk Split. /abcnews.al
? Toma #Basic è un nuovo calciatore biancoceleste!#CMonEagles ? pic.twitter.com/kqrRQkMFl9
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 25, 2021