Real Madrid ka rinovuar me një tjetër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për mesfushorin uruguaian, Federico Valverde, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2027.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një hap i madh për mua dhe familjen, pasi mund të shijojmë ccdo moment. Është një ëndërr që po e përmbush me Realin.
Nuk kam kufij. Tentoj të kënaqem, të jap gjithçka brenda dhe jashtë fushës. Dua të jem shembull për shumë fëmijë e njerëz, të rritem e të përpiqem të fitoj gjithçka me këtë ekip.
Nuk mund ta përshkruaj nënshkrimin me këtë klub, nuk e prisja kurrë. Isha me kombëtaren kur ma dhanë lajmin. Kur ua thashë prindërve ata nisën të qanin.
Ishte një moment i bukur, ishte si një ëndërr. Klubi më i mirë në botë më kërkonte dhe nuk e vonova përgjigjen. Shfrytëzova atë mundësi dhe u përpoqa të bëj të lumtur familjen time”, ka thënë mes të tjerash Valverde. /abcnews.al
? @fedeevalverde: "Quiero seguir creciendo y ganar todo con este equipo."
? ¡No te pierdas la entrevista al completo! ?#Valverde2027— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 25, 2021