Ursula von der Leyen: Kemi detyra morale për të mbrojtur afganët

schedule19:44 - 24 Gusht, 2021

schedule 19:44 - 24 Gusht, 2021

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbajti një konferencë shtypi mbi situatën në Afganistan pas takimit të G7.

Shumica e stafit të BE me bazë në Afganistan, përfshirë afganët, janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, tha von der Leyen.

Ajo theksoi se udhëheqësit e G7 ranë dakord se ishte “detyra e tyre morale” të ndihmonin njerëzit afganë pas kthimit të talebanëve në pushtet.

“Situata është me të vërtetë një tragjedi për popullin afgan dhe është pengesë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare,” shton ajo.

Për çështjen e migrimit, ajo thotë se gratë dhe vajzat e arsimuara, gazetarët, punonjësit e të drejtave të njeriut, mësuesit, gjyqtarët dhe juristët,  janë përparësi.

“Për të mbrojtur këta më të prekshmit, është qartë një çështje e bashkëpunimit global dhe duhet trajtuar si e tillë që në fillim. Këta njerëz nuk duhet të bien në duart e kontrabandistëve, ata kanë nevojë për rrugë të sigurta,” thotë ajo. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!