Trashëgimia kulturore, Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

schedule16:34 - 24 Gusht, 2021

schedule 16:34 - 24 Gusht, 2021

Një hap të rëndësishëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama memorandumin e mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i nënshkrimit të këtij memorandumi nga ana e ministres së Kulturës Elva Margariti, Rama shkruan se Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan Rama. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!