Skema e vrasjes së biznesmenit në Lushnje, killeri zbriti nga “Golf”-i dhe e qëlloi duke ngrënë

schedule00:07 - 24 Gusht, 2021

schedule 00:07 - 24 Gusht, 2021

Qyteti i Lushnjes u trondit mbrëmjen e sotme nga një atentat mafioz që i mori jetën pronarit të një lokali dhe la pesë persona të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë dhe një grua. Viktima është Bledar Muça, pronar i bar “Pedonale” në qendër të qytetit.

Lexo edhe: Gjak, gëzhoja dhe lot, pamjet nga kasaphana në Lushnje

Ishte ora 22:00 e mbrëmjes. Lokali i mbushur plot dhe rruga me qytetarë që po ktheheshin nga xhiroja e mbrëmjes.

Judin Velo

Një makinë tip “Golf” ndalon para lokalit dhe një person zbret duke u drejtuar për te tavolina ku ishte ulur Muça nën shoqërinë e disa personave të tjerë mes të cilëve kunati, Judin Velo.

Killeri hap zjarr duke qëlluar me breshëri nga përtej xhamit. 40-vjeçari ndërroi jetë në vend.

Të plagosur mbetën Judin Velo, Ervis Tafa, Sara Liçi, Eksara Sauli 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Disa minuta pas ngjarjes policia gjeti të djegur një makinë në fshatin Thanasaj, që dyshohet se është e autorëve të vrasjes. Muça nuk njihej si tip problematik në Lushnje.

Një burim i tha Abcnews.al se Muca ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Pronari i lokalit që u vra sonte ka dy fëmijë të mitur. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!