Talebanët bëjnë emërimin e parë në detyrë

schedule22:08 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:08 - 23 Gusht, 2021

Talebanët kanë emëruar kreun e ri të Bankës Qendrore të Afganistanit. Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha për shtypin afgan se Haji Mohammad Idris ishte emëruar si Guvernatori i ri i Bankës së Afganistanit.

Kjo vjen pasi zyrtarët e Ministrisë së Financave njoftuan se banka qendrore do të rifillojë operacionet së shpejti.

Depozitat në bankën qendrore të Afganistanit janë ngrirë që kur talebanët morën kontrollin, si rezultat i së cilës banka u mbyll gjithashtu.

Një zyrtar i lartë taleban i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se Idris, nga provinca veriore e Jawzjan, kishte përvojë të madhe duke punuar në çështjet financiare me udhëheqësin e mëparshëm të lëvizjes, Mullah Akhtar Mansour, i cili u vra në një sulm me dron në 2016.

Idris nuk ka profil publik jashtë talebanëve dhe arsim të lartë. “Ai ishte kreu i sektorit të financave të lëvizjes dhe i respektuar për ekspertizën e tij”, tha një udhëheqës i lartë taleban./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!