Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Itali, 38-vjeçari vret ish të fejuarën dhe vetëvaret, policia e gjen pas 16 orësh

schedule20:57 - 23 Gusht, 2021

schedule 20:57 - 23 Gusht, 2021

Një 26-vjeçare në Catania të Siçilisë është qëlluar për vdekje nga ish-partneri i saj. E reja Vanessa Tzapala, 26 vjeç, u vra nga ish i fejuari i saj në fshatin Atsi Tretsa

Ajo po ecte bashkë me shoqe dhe kushëririn e saj në rrugën e fshatit kur u qëllua për vdekje nga 38-vjeçari. Pas 16 orësh kërkime, policia mundi të gjejë autorin e vrasjes të vetëvarur në pronën e xhaxhait të tij.

Miqtë e Vanessës i thanë policisë se e reja kishte marrë kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme nga ish-partneri i saj i cili nuk kishte pranuar vendimin e saj për ndarje.



Ajo kishte denoncuar ish-partnerin në polici, por deri më tani nuk ishte marrë ende asnjë masë ndalimi ndaj tij. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!