Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, qytetarët paralajmërojnë protestë: Të dënohen autorët

schedule19:45 - 23 Gusht, 2021

schedule 19:45 - 23 Gusht, 2021

Qendra për Studime Gjinore në Kosovë ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj.

Protesta pritet të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.

Lexo edhe: Vrasja e 18-vjeçares, Kurti: Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur

Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat.

Sipas dajës së të resë, vrasësi është partneri i saj, me të cilin ajo ishte martuar dy muaj më parë. m.v/abcnews.al