Reuben Acquah rikthehet në Kategorinë Superiore. Mesfushori, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në të shkuarën, largohet nga Lokomotiva Zagreb dhe bashkohet me shokun e tij të skuadrës në Kroaci, Sherif Kallakun.
Klubi i Teutës ka dalë me njoftim dhe shkruan: “KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Reuben Acquah.
Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.
Acquah, mesfushori me shtetësi (Ganeze) do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomotiva Zagreb.
KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme”. Te Lokomotiva Acquah nuk kishte shumë hapësira, pasi luajti vetëm tre ndeshje sezonin e shkuar. / abcnews.al