Një gjest i thjeshtë, ndonjëherë, vlen sa një mijë fjalë. Ky është rasti i një ushtari amerikan i cili, në aeroportin e Kabulit, u ofroi një moment lehtësimi fëmijëve dhe disa familjeve afgane.
Në video ai shihet duke u dhënë ujë disa fëmijëve, gjithashtu edhe një buzëqeshje teksa kalojnë momente dramatike në pritje për t’u larguar nga vendi i tyre, pasi në pushtet erdhën talebanët.
Videoja u bë virale në internet dhe në mediat sociale. Një person shkroi në rrjetet sociale “Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo theu internetin”./ Abcnews.al