Greqia i kërkon BE të ndihmojë fqinjët afganë: Të shmangim valën e emigrantëve

schedule19:16 - 23 Gusht, 2021

schedule 19:16 - 23 Gusht, 2021

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i bëri thirrje BE-së të ndihmojë vendet fqinje të Afganistanit për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Evropë nga vendi i kontrolluar nga talebanët.

Rikthimi i militantëve në pushtet në Kabul më 15 gusht e ka zhytur të ardhmen e shumë afganëve në pasiguri dhe ka ngjallur shqetësim se miliona njerëz mund të shkojnë në Evropë ndërsa ikin nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Kryeministri Mitsotakis tha “është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të mbështesë vendet pranë Afganistanit, në mënyrë që të sigurohet që ne nuk do të kemi fluks shtesë në Evropë“. BE i ka mbyllur derën valës së mundshme të emigrantëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!