Për pak ditë, Dj Geek feston ditëlindjen dhe partnerja e tij, Dafina Zeqiri ka menduar t’i bëjë një dhuratë. Megjithëse, ka dhe pak ditë nga përvjetori i lindjes, Dafina e ka surprizuar me këtë surprizë të parakohshme. Ajo i ka dhuruar një scooter elektrik, të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë.
Ai ka falenderuar publikisht këngëtaren duke shkruar: “Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”. Në një tjetër video, shihet Dj Geek duke shëtitur me scooter-in nëpër shtëpi, ndërsa Dafina ka shkruar me shaka: “Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.
Sakaq, kujtojmë që Dafina po shijon sukseset e këngëve të saj të njëpasnjëshme. Këtë verë ka sjellë duete, ndërsa ka paralajmëruar dhe disa të tjerë, me Arilena Arën, Lumi B si dhe përflitet për një këngë dhe me Mc Kreshën. /abcnews.al