Trafikantët i “lanë targën” policisë te “Varri i Bamit”, Apeli liron të arrestuarin: Nuk kam lidhje

schedule18:10 - 23 Gusht, 2021

schedule 18:10 - 23 Gusht, 2021

Nga Ermal Vija

Një nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë të zhvilluar një muaj më parë në kryeqytet pranë vendit të quajtur “Varri i Bamit” është liruar nga gjykata e apelit në Tiranë. Taulant Çoku, është i vetmi që ka lënë qelinë, pasi gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Çoku ka deklaruar përballë hetuesve se ka qenë në brendësi të biznesit që jepte makina me qira, dhe se nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike që bëhej nga anëtarët e tjerë të grupit.

Gjykata la të pa ndryshuar masën e arrestit me burg për Gentian Koren, Altin Gegën dhe Erjon Prengën. Policia sekuestroi 1 kg e 128 gramë kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celularë./ Abcnews.al