Milani është ende aktiv në merkato dhe së fundmi mësohet se është shumë pranë anësorit të Portos, Jesus Corona.
Meksikani shkëlqen prej vitesh në Portugali dhe tashmë është drejt një hapi më të madh në karrierë, me kontratën, që i skadon në verën e ardhshme.
Milani po negocion me Porton për 28-vjeçarin dhe portugezët nuk kanë ndërmend t’i ulin pretendimet e tyre nën 13 milionë euro. /abcnews.al

