Shënohen 23 vdekje dhe 5, 923 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali  

schedule18:13 - 22 Gusht, 2021

schedule 18:13 - 22 Gusht, 2021

Italia ka regjistruar 5, 923 raste të reja me koronavirus nga 175, 539 teste të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 23 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 128, 751 viktima.

Ndërkohë në kujdes intensiv ndodhen 427 pacientë . Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjithsej janë shëruar 4, 220, 924 persona.

Rajoni me numrin më të lartë të rasteve ditore është Siçilia me mbi 1, 350 raste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!