Ministri Lleshaj takim me strukturat e policisë në Korçë

schedule15:50 - 30 Nëntor, 2018

schedule 15:50 - 30 Nëntor, 2018

Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me strukturat e drejtuese të Policisë së Korçs. Ministri Lleshaj shoqërohej nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu. Burime nga takimi, që zgjati mbi një orë, saktësuan se drejtuesit e policisë, shefat e komisariateve dhe shefat e sektorëve kanë raportuar para ministrit ecurinë e punës dhe objektivat në vazhdim.

Po sipas këtyre burimeve, mësohet se ministri Lleshaj ka kërkuar luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, rritjen e forcave zbuluese për veprat penale, që cënojnë rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu, Lleshaj ka kërkuar dhe rritjen e bashkëpunimit të strukturave të policisë me prokurorinë dhe organet e tjera ligjzbatuese, në luftën kundër rasteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!