Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha godet bizneset e naftës/ Kreu i PD kundër buxhetit historik 10 miliardë euro

schedule15:23 - 17 Nëntor, 2026

schedule 15:23 - 17 Nëntor, 2026

Një ditë para buxhetit historik prej 10 miliard eurosh në Kuvend, Sali Berisha u kujtua që një ditë të jetë politikani qytetarëve.

“Pra, injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare. Të gjitha shkojnë në favor të klientelës së tij”, u shpreh Berisha. 

Por, një nga sektorët që doktori goditi me forcë në konferencën e së martës, një ditë para miratimit në parim të buxhetit, ishin kompanitë e naftës.



Berisha akuzoi qeverinë se po favorizon këto kompani nafte, në kurriz të qytetarëve. 

“Po do ti të ulësh naftën, mor zotëri si ka mundësi që nafta në Shqipëri me katër porte shitet 40 përqind më shtrenjtë se sa në Kosovë dhe Maqedoni? Shitet se ke taksën. Barazo taksën me këto vende dhe vendos rregullin, asnjë litër naftë nuk mund të shitet më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni. Dhe ky këtu fiton edhe transportin se ata detyrohen ta transportojnë nga porti i Durrësit apo ai i Selanikut, naftën që shesin. Kurse ti e merr nga portet e tua. Pra, tani thotë po e heq unë këtë, në pompë do të shitet po aq, por njerëzit nuk do përdorin dot makinat. Taksat, tre-katër herë më të larta se në Kosovë. Pra, kemi të bëjmë me një buxhet do të thosha ky është buxheti më antipopullor, më antiqytetar i 36 viteve” tha Berisha

Berisha akuzon qeverinë si hajdute, por ne fund nuk harroi të vjedhë të vetmen gjë që i ka mbetur, protestën. Grupe të tjera në rrjete sociale paralajmeruan se festën kombëtare të 28 nëntorit, do e kthejnë në një protestë kombëtare në Tiranë, por u nxituan, Madhështia nuk ka kuptim pa Doktorin.

“Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor. Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një protestë e fuqishme e paparë ndonjëherë nga shqiptarët ndaj këtij regjimi, ndaj këtij Padrinoje. Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre”, shtoi ai.

Sa për buxhetin, kishte edhe një merak. Për shkak të një informacioni të fundit, për ndërtimin, ishte më entuziast se akuzues.

“E dhëna e fundit, 80 përqind e ekonomisë e përqendruar në Tiranë. Jo në fabrika. Tirana nuk ka as gishtërinjtë e dorës fabrika. Ka kullat, monumente të drogës dhe korrupsionit. Pra, rrofshin kullat me çmime stratosferike”, vijoi Berisha.

Pra halli i doktorit nuk është buxheti, as kulla, bile as votat. Halli i doktorit është pjesëmarrja në protestë. Dhe protesta do naftë. Demokratët s’mund të vijnë gjithmonë falas nga gjithë Shqipëria,  në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!