Biden: Talebanët po i lënë amerikanët të shkojnë në aeroport, java e kaluar ishte prekëse

schedule20:15 - 20 Gusht, 2021

schedule 20:15 - 20 Gusht, 2021

Presidenti Joe Biden gjatë konferencës për shtyp u pyet nëse SHBA do të dërgojë trupa në qendër të Kabulit për të nxjerrë amerikanët që janë bllokuar për të shkuar drejt aeroportit. Por ai këmbënguli se kjo nuk do të jetë e nevojshme, pasi “ne kemi bërë një marrëveshje me talebanët“. “Deri tani” tha ai, çdo mbajtës i pasaportës amerikane është lejuar të kalojë.

Lexo edhe: Biden: Jemi në kontakt me talebanët, përgjigja do të jetë e fuqishme nëse bëjnë sulme

Java e kaluar ka qenë prekëse” tha Biden. “Ne kemi parë imazhe tronditëse të njerëzve në panik që veprojnë nga dëshpërimi i plotë, plotësisht e kuptueshme. Ata janë të frikësuar. Ata janë të trishtuar. Të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas” tha ai.

Biden lavdëroi ushtarët amerikanë që janë ende në Afganistan, të cilët po ndihmojnë me evakuimin. Ka të paktën 5000 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit, me numrin që pritet të rritet në 6000 në orët e ardhshme. “Ata janë në standardin më të lartë në rrethana jashtëzakonisht të vështira” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!