“Jo kampe”, Mitsotakis-Erdogan: Marrëveshje për të mbajtur afganët pranë shtëpive të tyre

schedule20:23 - 20 Gusht, 2021

schedule 20:23 - 20 Gusht, 2021

Mesazh i përbashkët nga Greqia dhe Turqia për të mos u bërë “kampe refugjatësh”.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike mbi kaosin në Afganistan dhe pasojat, që mund të jetë një valë emigrantësh. Telefonata zgjati rreth 30 minuta.

Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për të mbështetur vendet fqinje të Afganistanit në mënyrë që afganët të qëndrojnë sa më afër shtëpive të jetë e mundur.

Të enjten, Erdogan deklaroi se Turqia nuk do të bëhej një depo për refugjatët. E njëjta gjë vlen edhe për Greqinë, e cila ngriti gardhin në Evros për të parandaluar një valë të mundshme afganësh.

Për më tepër, mes dy liderëve u diskutua kriza klimatike nisur nga zjarret e shumta pyjore që kanë goditur Greqinë dhe Turqinë kohët e fundit, një sfidë e zakonshme që shqetëson të gjitha vendet e Mesdheut./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!