Shllaku: Heronjtë e disidencës, ende të dënuar me heshtje

schedule17:53 - 20 Gusht, 2021

schedule 17:53 - 20 Gusht, 2021

Nga Leontina Nika

Letërsia bashkëkohore ka qenë fokusi i studiuesit Primo Shllakut prej më shumë se tri dekadash.

Vepra “Nji Letërsia tjetër” vjen më një këndvështrim krejt ndryshe sesa shihet deri më sot shpirti shqiptar, që pasqyrohet në kulturën tonë, i cili sipas Shllakut, jeton ende  mes dy arratish, drejt së kaluarës dhe së ardhmes, por fatkeqësisht pa të tashme.

I vetëdijshëm, është se disidenca në letërsinë tonë ka  qenë me pikatore,  shkak i diktaturës.

Detaji është fryma e letërsisë ndaj ai ka përzgjedhur tre autorë në këtë analizë.  Zef Zorbën, babain e tij  Lec Shllakun dhe Frederik Rreshpjan për këto arsye.

Evidentimi i letërsisë desidentë, për autorin e veprës është domosdoshmëri. Ndërkohë që vepra analizon edhe letërsinë zyrtare, të shkruar dhe të njohur në diktaturë, me letërsinë  e detyruar të rri në dorëshkrim, pasi fati i saj do ishte fatal për këta shkrimtar.

Listimi i kësaj letërsie, duhet të kryhet, sipas Shllakut nga Akademia e Shkencave. Primo Shllaku, i bindur është se “Letërsia tjetër“, ndryshon temperaturat ndër letra, duke shkaktuar edhe ethe./ Abcnews.al