“Zjarri s’njeh kufi, jemi një”, shqiptarët e Kosovës shuajnë sërish flakët në Kukës

schedule16:23 - 20 Gusht, 2021

schedule 16:23 - 20 Gusht, 2021

Sërish ndihmë nga Kosova për të shuar flakët në Shqipëri. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Kukës njofton se vatra e zjarrit brenda parkut Korab-Koritnik është izoluar plotësisht edhe me ndihmën e zjarrfikësve nga Kosova.

Është izoluar plotësisht zjarri i shfaqur me dt.19.08.2021 në orēn 10:15 në vendin e quajtur Koritnik brenda PN Korab-Koritnik,nga punonjësit e AdZM-së Kukes, të Nj.Ad Tërthore, zjarrfikës nga Kosova si dhe vullnetarë të tjerë që gjej rastin ti falenderoj për kontributin e dhënë.

Kjo vatër zjarri ka përshkruar një sipërfaqe afërsisht 3 ha në pyje të lartë rrobulli, pishë e zezë dhe bredh i bardhë e cila po mbahet  nën monitorim për ndonjë riaktivizim të mundëshëm nga punonjësit tanë” thuhet në njoftim.

Ndërkohë që pak javë më parë me ndihmën e efektivëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shmang katastrofa e zjarrit në tunelin e Kalimashit. “Zjarri s’njeh kufi. Kosovë & Shqipëri. JEMI NJË” shkruante një nga zyrtarët e Kosovës që erdhi në ndihmë të forcave shqiptare./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!