Manuel Locatelli është zyrtarisht pjesë e Juventusit. Bardhezinjtë më në fund arritëm marrëveshjen me Sassuolon për yllin e Italisë dhe ai ka zbarkuar në Torino, ku ka thënë edhe përshtypjet e para pas mbërritjes në klubin e ri, të cilin sipas tij e ka pasur ëndërr që fëmijë.
“Kjo fanellë ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Jam këtu sepse e meritoj, por kam shumë punë përpara për të bërë. Juve ka qenë gjithmonë në përparësi ndaj ofertave të tjera. Negociatat zgjatën shumë, por unë jam këtu dhe kjo është krenari e madhe.
Në dhomën time të gjumit në fëmijëri kishte postera të Nedved, Del Piero dhe Gianluigi Buffon. Me siguri do luaj në një mesfushë të shpejtë, në të cilën trajneri do na kërkojë ta luajmë topin menjëherë përpara. Ishte bukur të bashkohesha me disa nga shokët e ekipit kombëtar këtu.
Kam folur gjatë me ta në muajt e fundit dhe e admiroj mentalitetin e tyre. Giorgio Chiellini më priti si të isha vëllai i tij i vogël, ishte përqafim i mrekullueshëm. Këtu perceptova menjëherë një tjetër mentalitet. Të stërvitesh nga Allegri është nder.
I kam shënuar gol Juventusit kur isha me Milanin, por unë nuk isha gati për të tilla nivele në atë kohë. Falë Sassuolo unë arrita të rikuperoj karrierën time. Jam këtu për të fituar, skuadra është plot me kampionë. Është nder i madh të jesh në një dhomë zhveshje me Ronaldon e Dybala.
Kam dëgjuar se Claudio Marchisio donte që unë të vija këtu. Ai bëri shumë për Juventusin, do doja të ndiqja hapat e tij. 7-ta më sjell fat dhe doja të ndryshoja numrin sepse kjo tashmë është një aventurë e re”, përfundoi Locatelli. /abcnews.al