Simbolikë dhe ngjyra, Gazmend Leka zbardh misteret e flamurit

schedule18:56 - 29 Nëntor, 2018

schedule 18:56 - 29 Nëntor, 2018

Artisti Gazmend Leka zbardh misteret e flamurit kombëtar përmes një mori simbolesh. Instalacioni artistik, i ngjan më tepër një loje algjebrike, e cila lidhet me truallin shqiptar, e cila si vulë ka flamurin kuqezi me shqipen me dy koka.

Simboli është fryma e çdo krijimi të piktorit të njohur Gazmend Lekës. Kësaj here, ai sjell një vepër arti në një dërrase të zezë gjigande, ku ai përpiqet të deshifrojë përpara spektatorit simbolikat e pasura që lidhen me vendin tonë të shqipeve. Respekti ndaj kësaj shenje kombëtare është ekzistencial në qenien e çdo shqiptari aq më tepër në subkoshiencë.

Flamuri shqiptar në këndvështrimin e Gazmend Lekës është i mbushur me simbole të pasura dhe plot domethënie. Nga ana tjetër, simboli kombëtar në rrjedha të historisë shquhet përmes simboleve të shtuara. Flamuri është si një damke që ndan edhe popujt, por nga ana tjetër, sipas Lekës, nën këtë flamur që përfaqëson tokën shqiptare kanë dalë emra të mëdhenj që zgjojnë krenarinë shqiptare.

Ngjyra është mjaft domethënëse në gjuhën e simbolve. Shqipoinja është e lidhur me emra mitike argumenton artisti. Nga ana tjetër rrezistenca e flamurit në këtë formë me shqipen me dy koka është domethënëse, sqaron Leka. Por nga ana tjetër përtej simbolikës së pasur dhe të fortë më e rëndësishme se asgjë është përfaqësimi me dinjitet i flamurit kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!