Kur prindërit divorcohen fëmijët kanë probleme psikologjike

schedule22:57 - 19 Gusht, 2021

schedule 22:57 - 19 Gusht, 2021

Divorci i prindërve, ka shumë gjasa të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre të moshës shtatë deri në 14 vjeç, sipas një studimi britanik. Studiuesit në Institutin e Edukimit të Kolegjit Universitar në Londër (UCL) studiuan 6,245 fëmijë dhe të rinj duke u përqëndruar në rastet më të zakonshme kur babai u largua nga shtëpia pas divorcit.

Fëmijët e moshës shtatë deri në 14 vjeç që e përjetuan zgjidhjen e martesës së prindërve të tyre kishin një rritje prej 16% të simptomave të ankthit dhe depresionit, si dhe një rritje prej 8% në çrregullimet e sjelljes, veçanërisht djemtë.

Të ardhurat dhe statusi i përgjithshëm socio-ekonomik nuk dukej se luanin një rol, pasi të dy fëmijët më të varfër dhe më të pasur, të moshës shtatë deri në 14 vjeç, përjetuan efekte psikologjike pasi prindërit e tyre u divorcuan.

Në të kundërt, fëmijët e moshës tre deri në shtatë nuk kishin më shumë gjasa të kishin probleme të tilla, sesa bashkëmoshatarët e tyre që jetonin normalisht me të dy prindërit.

Sipas studiuesve, “ndarja e familjes është e dëmshme për shëndetin mendor të adoleshentëve kur ndodh vonë në fëmijëri, por jo kur ndodh herët”.

Largimi i babait nga shtëpia e familjes pas ndarjes, kur fëmija është ende i vogël, sipas studimit, “nuk ka pasoja afatshkurtra dhe vetëm ato të vogla afatmesme, ekskluzivisht te vajzat. “Nga ana tjetër, largimi i babait në një moshë më të madhe shoqërohet me një rritje të brendësimit të problemeve, si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat”./abcnews.al