Dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës brenda një harku kohor të shkurtër nga njëri-tjetri. Një person ka humbur jetën kurse një tjetër ndodhet në spital me plagë të rënda. Në lagjen “Bahçallek” sipas policisë i moshuari me biçikletë u përplas nga një makinë. Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, ndërkohë që viktima është Petrit Barbollushi 60 vjeç.
Më herët një tjetër aksident kishte ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një 97 vjeçar që po lëvizte me motorr është rrëzuar dhe mori plagë në kokë. Ai ndodhet në spitalin e rajonal të Shkodrës./abcnews.al