Rama flet për mediat italiane: Presim të vijnë 3 mijë afganë

schedule13:43 - 19 Gusht, 2021

schedule 13:43 - 19 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama ka folur së fundmi për mediat italiane lidhur me ardhjen e refufgjatëve afganë në vendin tonë.

Rama, ka shpjeguar për të përditshmen “Il Foglio”, qëndrimin e tij për t’i hapur dyert refugjatëve. Kryeministri ka thënë se presin që të vijnë 3 mijë afganë. “Ne po flasim për 2-3 mijë njerëz,” është shprehur Rama.

“Historia jonë na e imponon këtë gjë. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët,” ka thënë Rama, përcjell abcnews.al.

Gazeta, e përshkruan këtë qëndrim të kryeministrit shqiptar si një “manifest ndaj evropianëve “hipokritë dhe pa kujtesë”. “Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin është sepse nuk e mbajnë më mend historinë,” thotë Rama.

I Pyetur nëse a duhet Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin shembull nga Shqipëria?

“Nuk i jap leksione askujt”, ka nënvizuar Rama. “Aq më pak Italisë, ndaj të cilës jam shumë i lidhur. Por, do të them se pritja e refugjatëve, është detyrim i yni”.

“Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.

“Nuk dua t’i jap mësime askujt, e lëre më Italisë, me të cilën jam shumë e lidhur. Por unë them se mirëpritja është detyra jonë. Sepse mbaj mend se çfarë ishte për ne shqiptarët. Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjen, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë. Kujtesa përfshin marrjen e përgjegjësisë”, ka përfunduar kryeministri. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!