Zyrtare/ Nuk ndodhte prej 40 vitesh, sulmuesi transferohet nga Roma te Lazio

schedule13:16 - 19 Gusht, 2021

schedule 13:16 - 19 Gusht, 2021

Jose Mourinho la jashtë skuadrës spanjollin Pedro, Maurizio Sarri e kërkoi t’i bashkohej në anën tjetër të kryeqytetit italian, Lazio veproi shpejt dhe 34-vjeçari është lojtari më i ri i klubit bardhekaltër.

Lazio ka zyrtarizuar afrimin e Pedros pak çaste më parë. Sulmuesi prishi marrëdhëniet me Romën, që për t’u liruar nga rroga e tij vendosi ta linte të lirë për të kaluar tek “armiqtë” e Lazios.

Lojtari iberik luan në krahun e djathtë të sulmit, Sarri e njeh mirë pasi ka punuar me të te Chelsea, teksa Pedro (do mbajë veshur numrin 9) i sjell Lazios gola, asiste dhe eksperiencë të madhe.

Me Spanjën numëron 17 gola në 65 ndeshje, teksa më parë ka veshur fanellat e Barcelonës, Chelsea dhe Romës. 2.5 milion euro+ bonuse në sezon do të përfitojë Pedro te Lazio në një akord deri në verën e vitit 2023.

Rivaliteti mes dy skuadrave dhe tifozerive të kryeqytetit italian është i madh, dhe ky është një nga duelet derbi më të zjarrta në planet. Kishte 40 vite që nuk ndodhte një transferim nga njëra skuadër të tjera.

Hera e fundit përkon me vitin e largët 1981, kur Carletto Perrone linte Lazion për të vijuar karrierën tek ekipi i Romës. /abcnews.al