Paul Pogba e filloi sezonin e ri të Premier League me një “poker” asistesh. Mesfushori francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United, klub nga i cili do të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Rinovimi është çështje e mbyllur, 28-vjeçari do të fillojë aventurën e radhës në karrierë në fundin e këtij sezoni, teksa dy janë opsionet. AS shkruan se e ardhmja e Pogba është e ndarë mes PSG-së dhe Real Madrid.
Dëshira e madhe e kampionit të botës është transferimi në kryeqytetin spanjoll. Kalimi te “Los Blancos” është një fiksim i kahershëm, opsioni Juventus ka rënë, ndërsa e tundon edhe PSG, që është gati t’i dhurojë një rrogë të parefuzueshme. /abcnews.al