I ati e la vendin në duart e talebanëve, vajza e presidentit afgan mes luksit në SHBA

schedule22:28 - 18 Gusht, 2021

schedule 22:28 - 18 Gusht, 2021

Mariam Ghani, vajza 42-vjeçe e Presidentit afgan Ashraf Ghani, i përplasi derën gazetarit dhe fotografit të New York Post në apartamentin e saj në Brooklyn.

E ndërsa i ati i saj president u arratis me 169 milionë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe gratë afgane jetojnë me frikën e rikthimit të talebanëve, vajza e Ghanit jeton e qetë jetën artistike në Amerikë.

Mariam Ghani, një artiste vizuale gëzon një mënyrë jetese boheme në Brooklyn, ku kontrasti me sundimin e ashpër të talebanëve mbi gratë dhe vajzat nuk mund të ishte më i ashpër.

Lexo edhe: 4 makina plot me dollarë, miliona u lanë në rrugë, si u arratis presidenti afgan nga Kabuli

Ajo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares që ishte në apartamentin e saj, të vendosur në një ndërtesë luksoze në një bllok të qetë.

Në një postim në rrjetet sociale Mariam Ghani tha se ishte “e zemëruar dhe e pikëlluar dhe tmerrësisht e frikësuar për familjen, miqtë dhe kolegët e lënë pas në Afganistan“, duke shtuar se “po punoj për të bërë gjithçka që mundem në emër të tyre“./ Abcnews.al