Fiorentina tenton prej kohësh të “blindojë” Dusan Vlahovic me rinovim, por sulmuesi serb ka vendosur të largohet nga Serie A. Corriere dello Sport raportoi dje se Atletico Madrid ka arritur akordin me klubin nga Firence për shumën e 70 milion eurove.
Gjithsesi, situatat në merkato ndryshojnë nga momenti në moment dhe 21-vjeçari, i cili realizoi 21 gola në Serie A sezonin e kaluar, është afër Manchester City. Agjenti i tij po negocion me kampionët e Anglisë sipas gazetares së Rai, Sara Meini.
#calciomercato #Vlahovic si avvicina il @ManCity. Sembra non bastare la proposta onerosa della Fiorentina, ma il calciatore è pronto a dire addio a #Firenze. Decisive le prossime ore. L’attaccante serbo è già a colloquio con gli inglesi. @TgrRaiToscana pic.twitter.com/n5ouRk1Qmd
— Sara Meini (@SaraMeini) August 18, 2021
Pep Guardiola e pëlqen shumë sulmuesin serb. Drejtuesit e “Cityzens” po tentojnë të arrijnë akordin me lojtarin ofensiv, për të përgatitur më pas një ofertë të parefuzueshme për klubin e Fiorentinës, që po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e Vlahovic. /abcnews.al