Lidershipi politik shqiptar në Shkup ka përkujtuar 28 Nëntorin. Në fjalimet e mbajtura, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti kanë deklaruar se populli shqiptar i ka fituar të gjitha sfidat ndër shekuj dhe tani duhet të kalojë pengesat për të ecur në rrugën europiane.