Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy makina në aksin Milot-Morinë, lëndohen tre persona

schedule12:49 - 18 Gusht, 2021

schedule 12:49 - 18 Gusht, 2021

Tre persona janë lënduar këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë.

Policia bën me dije se në Milot mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës.

Ndër të tjera se të lënduar nga aksidenti kanë ngelur dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.



“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!