Sipas një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bazuar në raportin e disa vendeve, numri i të shtruarve në spital për shkak të variantit Delta ka shënuar rritje, shkruan CNBC News
“Disa vende kanë raportuar rritje të të shtruarve në spital, por rreziku i vdekjes nga varianti Delta është i ulët në krahasim me variantet e tjera.” Ashtu si llojet e tjera, varianti delta është veçanërisht i rrezikshëm për personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, të tilla si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës, tha Maria Van Kerkhove.
Sidoqoftë, Delta është shumë më ngjitës se variantet e tjera, dhe kjo është arsyeja pse është rritur numri i të infektuarve.
“Nëse vuani nga sëmundje të tjera, pavarësisht se në çfarë moshe jeni, rrezikoheni të shtroheni në spital.” “Prevalenca e variantit lambda po ulet dhe varianti delta po rritet,” tha Van Kerhove. “
Delta po përhapet me shpejtësi në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore duke tejkaluar variantin lambda që aktualisht është dominues. Varianti delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi në tetor, është përhapur në të paktën 142 vende deri më tani.
Më shumë se 200 milionë persona janë infektuar me Covid që nga fillimi i pandemisë, dhe vetëm në 6 muajt e fundit janë shënuar 100 milionë raste. Me përhapjen e variantit Delta, numri i të infektuarve mund të arrijë lehtësisht në 300 milionë në fillim të vitit të ardhshëm , sipas një deklaratë të OBSH-së javën e kaluar./abcnews.al