Edhe në Luginën e Preshevës është festuar dita e pavarësisë së Shqipërisë, apo dita e flamurit siç e njohin ata. Megjithatë, shqiptarët në këtë rajon kanë festuar me frikë për shkak të ligjit që ndalon përdorimin e flamurit shqiptar.
Është dita e flamurit, por këtu festa kushton. Përdorimi i flamurit është i ndaluar me ligj. Festa i gjen në mes të frikës nga eskalimi i konfliktit në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Këta njerëz janë mbledhur megjithatë për ta ndëruar 28 nëntorin që për ta përveç festës ende sjell shpresë.
“Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm, unë kam vujt, edhe babën ma kanë mbyt këta”.
Në sheshin e Preshevës, kryetari i bashkisë tha se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë flamur tjetër siç kërkohet me ligjet serbe.
Shqiprim Arifi, Kryetar i Preshevës: Ne jetën, pasurinë e kemi sakrifikuar për këtë flamur.
Bujanoci është qyteti i dytë i shqiptarëve, por ku politika serbe e sheh si gabim vendosjen e flamurit kuq e zi. Me idenë e bashkimit, gjithmonë në mes të dy zjarreve.
“Ne gëzojmë me dëshirë të madhe por nuk qëndron situata kështu e dëshirueshme”.
Kryetari i Bujanocit, beson se shqiptarët tani kanë një rast dhe festën nuk mund t’ua ndaloj askush.
Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanocit: “Ne kemi vendosur në objektin e komunës simbolin tonë komëbtar për të demonstru ndaj shtetit, se kjo zgjidhje e cila është ligjore nuk është e prnaueshme nga ne dhe nuk pranojmë zgjidhej të na imponohen nga Beogradi sa i takon identitetit tonë kombëtar”.
Papunësia është e madhe dhe idetë e shumta, por banorët janë mësuar në pritje. Të jesh shqiptarë këtu kryesisht festohet nëpër kafene. /abcnews.al
Gazetar: Idro Seferi
Operator: Gazmend Idrizi