Sipas një deklaratë të UNICEF përfaqësuesit e talebanëve në disa zona të Afganistanit kanë shprehur mbështetje për shkollimin e vajzave.
Mustapha Ben Messaoud, shefi i operacioneve në terren i UNICEF -it në Afganistan, tha se disa përfaqësues lokalë talebanë po prisnin udhëzime nga udhëheqësit e tyre në lidhje me këtë çështje, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se duan që edhe vajzat të shkollohen.
“Ne jemi optimistë se do të bëjmë përparime,” tha ai në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë./abcnews.al