Avioni i parë ushtarak është ulur në Kabul, që pas marrjes së pushtetit të talebanëve, sipas një deklaratë të qeverisë gjermane. Por vetëm 7 persona kanë mundur të evakuohen për shkak të kaosit që ka përshirë aeroportin e Kabulit.
Gjermania dëshiron të evakuojë mijëra shtetas gjermano-afganë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe persona që kanë punuar me forcat e huaja.
Sipas një deklaratë të ministrisë së mbrojtjes avioni A400M mbërriti të hënën në mbrëmje, me qëllimin për të evakuuar qindra persona, por për shkak të kaosit që është krijuar në aeroport, vetëm 7 prej tyre kanë mundur të largohen./abcnews.al