Ndërkohë që mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre nga talebanët dhe përpiqen të largohen nga vendi, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.
Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park dëfrimi në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.
Another one #Kabul pic.twitter.com/dLTRP2KZOX
— Hamid Shalizi (@HamidShalizi) August 16, 2021
Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë me makinat, disa madje mbajnë armët e tyre. Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.
#Kabul amusement park #Afghanistan pic.twitter.com/ELK0GjrwAm
— Hamid Shalizi (@HamidShalizi) August 16, 2021
Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi. g.v/abcnews.al
عناصر “#طالبان” يمارسون الرياضة في قاعة جيم بالقصر الرئاسي في #كابل pic.twitter.com/A2ZraOqHtm
— Mulhak ملحق ?? (@Mulhak) August 16, 2021