Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mirënjohjen për Shqipërinë për strehimin e afganëve, ndërsa diplomati amerikan me përvojë Derek Mitchell në një postim në rrjetet sociale ka falënderuar në shqip.
“Në përputhje me traditën e saj të “Besës”, Kryeministri i Shqipërisë @ediramaal njoftoi dje gatishmërinë e tij për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët që përballen me dhunën talebane.
Consistent with its tradition of “besa,” #Albania PM @ediramaal announced yesterday its readiness to provide temporary refuge to Afghans facing Taliban violence. The people of Albania deserve our deepest gratitude for their generosity toward those in need. Faleminderit nga zemra
— Derek Mitchell (@AmbDMitchell) August 16, 2021
Populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë. Faleminderit nga zemra” shkruan ai.
Më parë ka qenë Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright që falënderuan Shqipërinë për pranimin e afganëve, një pjesë e të cilëve do të qëndrojnë në Qytet Studenti, ku gjithçka është bërë gati./ Abcnews.al