Manuel Locatelli mbetet një objektiv i Juventusit, që është gati të hedhë edhe hapin e fundit për ta blerë mesfushorin e kombëtares së Italisë.
Fabrizio Romano shkruan se bardhezinjtë janë gati të paraqesin ofertën e fundit për lojtarin e Sassuolo, që ta mbyllin marrëveshjen brenda javës.
Juventus are ready to submit their final bid to Sassuolo in order to sign Manuel Locatelli this week. The agreement is set to be reached for €35m – deal structure still not completed, final details. ⚪️⚫️?? #Juve @SkySport
Arsenal out of the race – Locatelli only wants Juventus.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2021
35 milion euro është shifra për këtë operacion në merkato, por ende nuk dihet struktura e marrëveshjes.
Juventusi ka tentuar ta huazojë me një shifër të konsiderueshme dhe më pas të jetë i detyruar ta blejë. Në orët në vijim pritet të ketë të tjera informacione. /abcnews.al