Interi kërkon një sulmues dhe sytë i ka hedhur në Spanjë. Kampionët e Italisë kanë piketuar Luka Jovic të Real Madrid.
Serbi është rikthyer nga huazimi te Eintracht Frankfurt, ku shënoi 4 gola në 18 ndeshje (8 si titullar) dhe mori pak minuta në ndeshjen e parë të kampionatit me Realin.
Expreso në Serbi shkruan se Interi është në bisedime për Jovic, pasi veç Dzeko kërkon edhe një sulmues tjetër me kosto të ulët.
Zikaltrit e duan në huazim Jovic, për të cilin Real Madrid ka paguar te gjermanët 60 milion euro për ta blerë verën e shkuar. / abcnews.al