Foshnja juaj ka lindur me sy blu! Por a do të qëndrojnë kështu? Zbuloni nëse sytë e tij do të ndryshojnë ngjyrë.
Nëse ju pëlqejnë sytë blu, kënaquni me foshnjën tuaj për aq kohë sa të keni mundësi. Sepse ka shumë të ngjarë që ata nuk do të qëndrojnë kështu.
Foshnjat zakonisht lindin me sy blu të errët ose gri dhe shpesh ndryshojnë ngjyrën deri në ditëlindjen e tyre të parë.
Por kush është përgjegjës për këtë transformim magjik? Përgjigja qëndron në sasinë e melaminës të pranishme në irisin e syrit, e cila përcaktohet nga gjenet që fëmija juaj ka trashëguar, por edhe nga faktorë të tjerë./abcnews.al