Diego Longo u përzgjodh nga Kukësi si trajner dhe italiani do të tentojë të tregojë vlerat e tij si trajner i parë. Në fillim nuk është se ka qenë shumë i kënaqur me skuadrën, por tani gradualisht po ndryshon mendim.
Të paktën nëse shikon postimin e bërë pas miqësores së luajtur kundër Al Duhail, ekip nga Katari, që Kukësi e fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1.
“Kontrolli i lojës: e kryer! Tre minuta lojë, pothuajse katër, që demonstrojnë sesa është rritur skuadra brenda katër javëve.
Kundër një kundërshtari e cila luan në Champions-in aziatik, që është shumë përpara nesh në përgatitje, djemtë tanë kanë demonstruar duke asimiluar mjaft mirë principet e ndërtimit të lojës nga poshtë”, shkruan italiani në postimin e tij. /abcnews.al