Rrugët e Kabulit janë në kaos, pasi talebanët njoftuan se kishin marrë kontrollin.
Radhë të gjata automjetesh shihen në videot e publikuara në rrjetet sociale, pasi qytetarët afganë po tentojnë të largohen.
Në të njëjtën kohë, pavarësisht garancisë së paqes nga ekstremistët, dhuna duket se po përshkallëzohet. Agjencitë e huaja të lajmeve raportuan se të shtëna u dëgjuan në Kabul, ndërsa të dielën pasdite kishte raportime për dhjetëra njerëz të plagosur në konflikt.
Citizens are leaving Afghanistan’s capital #Kabul after #Taliban had announced its takeover of the city.https://t.co/l09sNx2H8y pic.twitter.com/FqpWOo73X8
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) August 15, 2021
Gjithashtu, Ambasada Amerikane tha në një deklaratë se kishte të shtëna me armë në aeroportin e Kabulit. g.v/abcnews.al