Shpërthen një cisternë nafte në Liban, humbin jetën 20 persona, disa të plagosur

schedule07:54 - 15 Gusht, 2021

schedule 07:54 - 15 Gusht, 2021

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një kamioni cisternë që mbante karburant  në rajonin verior libanez të Akar.

Lajmin për 20 viktimat e kanë raportuar mediat vendase. Ndërkaq deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të cisternës.

Ndërkohë kujtojmë se Libani është një vend që është zhytur në një krizë ekonomike, një nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa akute të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.e.su./abcnews.al