Një sulm i ashpër ndaj politikës europiane e sidomos asaj italiane për emigrantët ka ardhur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut, princi jordanez Zeid Raad al-Hussein e cilësoi cnjerëzor bashkëpunimin mes Bashkimit europian dhe Libisë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve nga Afrika. Politika e Bashkimit europian për të ndihmuar rojet bregdetare të Libisë në sinjalizimin dhe bllokimin e emigrantëve në mesdhe sipas tij është cnjerëzore.
Ai theksoi se vuajtja e emigrantëve që mbahen në libi është një fyerje për ndërgjegjen njerëzore. Nuk është hera e parë që OKB reagon për mënyrën se si Libia trajton njerëzit që përpiqen të emigrojnë në Europë duke denoncuar sidomos situatat e papranueshme në të cilat emigrantët mbahen në vend./abcnews.al